Nënë e djalë nga Rahoveci nuk kanë arritur ta fitojë betejën me COVID-19.
Si pasojë, që të dy kanë ndërruar jete.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.
Postimi i plotë i tij:
E nderuara familje Ahmeti,
Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurve tuaj, Avniut dhe zonjës Zehra.
Në këtë moment dhimbjeje e pikëllimi për ndarjen nga jeta të familjarëve tuaj, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta!
Bashkëndjejmë me ju!
Ngushëllime!.