Mësimdhënësja H.L në shkollën Naim Frashëri në fshatin Zaskok të komunës së Ferizaj u sulmua fizikisht nga një prind.
Sipas drejtorit të spitalit në Ferizaj, Halit Gerbeshi, mësimdhënësja kishte pasur ndrydhje të qafës, krahërorit dhe gërvishje në faqen e djathtë.
Klan Kosova ka biseduar edhe me mësimdhënësen, por ajo nuk ka pranuar që të flasë para kamerës duke thënë se nuk është në gjendje të mirë emocionale.