Kishim arritur shumë progres në dialog në vitin 2020, u diskutua edhe tërheqja e trupave të NATO-s
Ish-emisari amerikan, Richard Grenell, tha se Administrata Trump ka ndërmarrë hapa të paprecendentë për të sjellë Kosovën dhe Serbinë bashkë.
“Për shkak se ne ishim duke bërë aq shumë progres, ne diskutuam idenë potenciale për heqjen e NATO-s nga Kosova në vitin 2020”, tha ai në Real America’s Voice.
Grenell tha se Kosova e Serbia u pajtuan për zhvillim ekonomik, për hapje të kufijve dhe se pat pajtim për fluturim në mes Prishtinës dhe Beogradit.
Ai tha se Administrata Biden vendosi që të ndryshojë politikat ndaj Ballkanit Perëndimor dhe se tashmë BE-ja është në krye.