Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaNegociatat, mblidhet sot Komiteti Shqipëri-BE për stabilizim-asocimin

Negociatat, mblidhet sot Komiteti Shqipëri-BE për stabilizim-asocimin

Komiteti Ndërparlamentar Shqipëri-BE për Stabilizim-Asociimin do të zhvillojë mbledhjen e radhës sot dhe nesër në Bruksel.

Temat e Komitetit do të jenë ekonomia, energjia dhe mjedisi, sundimi i ligjit, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, Shoqëria civile dhe media etj.

Të pranishëm do të jenë edhe Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi,  Josep Borrell, Zëvendëspresident i Komisionit Evropian.

Në fund të këtij takimi në Parlamentin Europian pritet të miratohet një rezolutë e hartuar nga euro-deputetët për Shqipërinë

Në dokument, euro-deputetët përshëndesin çeljen e negociatave të me Bashkimin Evropian duke theksuar se kjo është një fazë e re në rrugëtimin e Shqipërisë.

Në një tjetër pikë Komiteti shpreh shqetësimin për sulmet kibernetike.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor përballen me nivele veçanërisht të rëndësishme të ndërhyrjeve të huaja dhe fushatave dezinformuese dhe janë viktima të sulmeve kibernetikem bëhet thirrje, në këtë drejtim, BE-së dhe shteteve të saj anëtare që t’i ofrojnë Shqipërisë, si dhe aleatëve të tjerë të Ballkanit Perëndimor, ndihmën e nevojshme”, citon rezoluta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments