Manuel Locatelli vazhdon të lidhet me një kalim tek Juventusi.
Juventusi dhe Sassuolo kanë filluar bisedimet për Locatellin.
Madje “Zonja e Vjetër” tashmë ka bërë ofertat e para drejt mesfushorit të cilat deri më tani kanë qenë të pamjafueshme për Sassuolon.
Në lidhje me këtë ka folur sot zëvendës-presidenti i “Bianconerëve” Pavel Nedved për Sportmediaset.
“Ne kemi biseduar me Sassuolon dhe kemi bërë ofertën tonë, e cila besojmë se është e përshtatshme për situatën aktuale, me mënyrën se si financat dhe tregu i transferimeve janë prekur nga COVID-19”, tha ai.
Ne jemi të bindur se kjo është një ofertë e mirë dhe është e drejtë. Ne jemi gjithmonë të sigurt, natyrisht në negociata ka gjëra që duhet të sqarohen dhe zgjidhen. Kur dëshironi një lojtar dhe ai lojtar ju dëshiron juve, është e qartë”, vazhdoi ai.
Nedvel foli gjithashtu për Cristiano Ronaldon.
“Ronaldo është lojtari ynë, i ka mbetur edhe një vit kontratë dhe jemi të lumtur që e kemi në ekip. Ai garanton gola çdo vit. Ai është një lojtar i nivelit të lartë dhe ne jemi duke u mbështetur tek ai”, përfundoi Pavel Nedved.