Sunday, November 24, 2024
HomeSportNedved: Jemi afër marrëveshjes me Dyabalan

Nedved: Jemi afër marrëveshjes me Dyabalan

Sulmuesi duket do të vazhdojë kontratën me gjigantin italian.

Skuadra e Juventusit prej kohësh ka nisur bisedimet me Paulo Dybalan për rinovimin e kontratës.

Dybala ka kontratë vetëm deri në qershor të vitit 2022, dhe thuhej se palët nuk janë duke rënë dakord për pagën e futbollistit.

Zëvendës-presidenti i “Zonjës së Vjetër”, Pavel Nedved përmes një deklarate ka konfirmuar se janë afër marrëveshjes me argjentinasin.

“Ne jemi duke negociuar në mënyrën e duhur, ndihemi të afërt, jemi optimistë për të nënshkruarë marrëveshjen e re”, tha Nedved.

Dybala llogaritet si futbollisti kyç në projektin e ri të ‘Bianconerëve’.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments