Në disa lokacione në Zveçan sot ka filluar instalimi i kamerave të sigurisë nëpër rrugë.
Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha për Kosova Online se kamerat po vendosen për të rritur sigurinë dhe shtoi se do të regjistrojnë vetëm video materiale, por jo zë.
Elshani tha se sot janë vendosur kamerat në afërsi të ndërtesës së komunës. Siç shton ai, qëllimi është që të mbulohen pjesa më e madhe e udhëkryqeve në veri të Kosovës.
“Sipas ligjit, është Policia e Kosovës ajo që mund të monitorojë hapësirën publike. Ato nuk kanë zë, kështu që regjistrohet vetëm video. Ato shërbejnë për të parandaluar që njerëzit të kryejnë kundërvajtje apo krime, nëse bëjnë, ne mund t’i gjejmë më shpejt dhe të hedhim dritë mbi rastet. Sot nuk ka mbaruar vendosja e kamerave, do t’i kemi në çdo kryqëzim. Deri në fund të vitit do të jenë rreth 200 të tilla në tërë veriun, si dhe në Pejë apo gjetkë”, tha ai.*Fotografia nga Kosovo Online