Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaNë uebfaqe të MPB’së figuron se Sveçla ishte pjesë e UÇK’së

Në uebfaqe të MPB’së figuron se Sveçla ishte pjesë e UÇK’së

Në uebfaqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme, më saktësisht në përshkrimin që i bëhet ministrit Xhelal Sveçla, ndër të tjera thuhet se më 1998’ën iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lidhur me këtë gjë, ka reaguar ish-zëdhënësi i PDK’së, Avni Bytyçi, tashmë pjesë e mbrojtjes së Kadri Veselit, duke pyetur se në cilën zonë operative ka vepruar.

“Sipas uebfaqes zyrtare të MPB-së Xhelali qenka stomatolog me “profesion”, aty po ashtu po thotë se në vitin 1998 ju bashkua UÇK-së. Nga kurreshtja, në cilën ZOP të UÇK-së ka vepruar edhe a ka qenë ushtar?”, thuhet në postimin e tij.

“…Aktivizmin e tij politik e filloi si një ndër organizatorët e protestave studentore kundër regjimit serb, si zyrtar ekzekutiv në Unionin e Pavarur të Studentëve, në Komisionin e Mjekësisë. Në vitin 1998 iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet ndërkaq në biografinë e ministrit Sveçla.

Sveçla asnjëherë nuk është deklaruar në lidhur me çështjen se a ka qenë pjesë e UÇK’së.

Ndërkaq, së fundmi, për bashkëpartiakun e tij, Albin Kurti, ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa deklaroi në ‘Pressing’ se kryeministrin aktual të vendit e kishte bashkëluftëtar në UÇK.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments