Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaNë takimin me ambasadoren e Letonisë, Kurti e fton kryeministren e këtij...

Në takimin me ambasadoren e Letonisë, Kurti e fton kryeministren e këtij shteti për vizitë zyrtare në Kosovë

Përpos Konjufcës, edhe Kurti ka pritur në takim ambasadoren jo-rezidente të Letonisë në Kosovë, Elita Kuzma, të cilën e uroi për ditën e pavaësisë së Letonisë që u festua muajin e kaluar dhe për formimin e qeverisë së re.

Në njoftimin e ZKM’së thuhet se Kurti është shprehur mirënjohes për mbështetjen dhe nënshkrimin e deklaratës së përbashkët për Kosovën nga Kryetarët e Komisioneve për Punë të Jashtme të shteteve të ndryshme, përfshirë kryetarin Rihard Kols nga Letonia, ku përmendet nevoja për qasje të barabartë e proporcionale mes palëve në procesin e dialogut, fokusin në stabilitetin e sigurinë e rajonit, si dhe kërkesën për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

Më pas, në takim është diskutuar edhe për zhvillimet e fundit, përfshirë sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë.

“Më tej, u diskutua rreth zhvillimeve të fundit, me theks të veçantë në qasjen destruktive të Serbisë në dialog si dhe sulmin terrorist e aktin e agresionit në Banjskë. U përmend dhe agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës dhe implikimet për vendet baltike dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, e ku kryeministri theksoi se Republika e Kosovës që nga fillimi e ka dënuar fuqishëm agresionin rus.”

Kurti ka bërë ftesë edhe për kryeministren re Evika Silina për vizitë zyrtare në Kosovë.

“Duke biseduar për marrëdhëniet bilaterale, u theksua me rëndësi të veçantë dhe fuqizimi i bashkëpunimit përmes intensifikimit të komunikimit dypalësh për iniciativa të ndryshme me qëllim afrimin e dy vendeve tona me njëra tjetrën. Me këtë rast, kryeministri Kurti bëri dhe një ftesë për kryeministren e re Evika Silina për vizitë zyrtare në Kosovë.”

“Bashkëpunimi ynë mbulon sfera të ndryshme, nga fusha e arsimit dhe mbështetja nga “Riga Graduate School of Laë” (RGSL) për studentët nga Kosova, e deri tek fusha e sigurisë ku kryeministri veçoi bashkëpunimin e Policisë së Kosovës me kontingjentin letonez të KFOR-it.”

Kurti ka vlerësuar rolin e Letonisë në proceset e shtetndërtimit të Kosovës dhe mbështetjen e aspiratave euroatlantike të Kosovës.

“Kryeministri Kurti vlerësoi rolin e Letonisë në proceset e shtetndërtimit të Kosovës dhe mbështetjen e aspiratave euroatlantike të vendit tonë. Në mesin e tyre, anëtarësimi në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare si dhe procesi i liberalizimit të vizave. “

Në njoftim thuhet se “ambasadorja Kuzma e uroi kryeministrin dhe popullin e Kosovës për reformat dhe progresin e arritur nga vendi ynë, si dhe për liberalizimin e vizave, i cili do të hyjë në fuqi nga data 1 janar”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments