Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeNë spitalin e Prizrenit dërgohet një person pa shenja jete, policia nis...

Në spitalin e Prizrenit dërgohet një person pa shenja jete, policia nis hetimet

Në spitalin e Prizrenit, është dërguar një person pa shenja jete

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së hënës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërkaq rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”.

“Suharekë 03.01.2022 – 10:20. Raportohet se në Spitalin e Prizrenit pa shenja jete është sjell viktima mashkull kosovar. Njësia përkatës policore kanë dal në vendngjarje. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML”, ka bërë të ditur policia.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments