Topi i Artë këtë vit mesa duket është fituar nga ylli i Bayern Munichut, Robert Lewandowski.
Mediumi spanjoll, Marca, ka publikuar renditjen përfundimtare të votave nga gazetarët, kapitenët dhe përzgjedhësit e Kombëtareve.
Çmimi zyrtarisht do jepet me 29 nëntor, sidoqoftë gazeta spanjolle zbulon se ylli i Bayernit ka mposhtur në garë Messin dhe Karim Benzema.
Jorginho që ishte fitues i Kampionatit Evropian dhe Ligës së Kampionëve është renditur i pesti, derisa çuditërisht Mohamed Salah në vendin e katërt.
Zhgënjim i madh ishte i Cristiano Ronaldos që u rendit në vendin e nëntë.
Top 20:
1.Robert Lewandowski – Bayern Munich
2.Leo Messi – PSG
3.Karim Benzema – Real Madrid
4.Mohamed Salah – Liverpool
5.Jorginho – Chelsea
6.Kylian Mbappe – PSG
7.N’Golo Kante – Chelsea
8.Erling Haaland – Borussia Dortmund
9.Cristiano Ronaldo – Manchester United
10.Kevin de Bruyne – Manchester City
11.Gianluigi Donnarumma – PSG
12.Luka Modric – Real Madrid
13.Giorgio Chiellini – Juventus
14.Harry Kane – Tottenham
15.Bruno Fernandes – Manchester United
16.Ruben Dias – Manchester City
17.Romelu Lukaku – Chelsea
18.Pedri – Barcelona
19.Neymar – PSG
20.Riyad Mahrez – Manchester City.