Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaNë Shtime protestohet kundër arrestit shtëpiak për burrin që shkaktoi aksidentin ku...

Në Shtime protestohet kundër arrestit shtëpiak për burrin që shkaktoi aksidentin ku vdiqën pesë persona

Në qytetin e Shtimes është mbajtur një protestë paqësore në kërkim të drejtësisë në rastin ku nga një aksident humbën jetën pesë anëtarët e familjes Ramadani, në qershor të këtij viti.

Protesta u zhvillua pas kërkesës së prokurorit dhe aprovimit nga ana e gjykatës për lirimin në arrest shtëpiak të personit që dyshohet se shkaktoi aksidentin ku mbetën të vdekur fillimisht katër anëtarët, e më pas edhe anëtari i pestë i kësaj familje.

Protestuesit kanë mbajtur pankarta ku shkruhej “Ministre ku je”, “Po drejtësi, jo korrupsion”, e tjera pankarta.

Ndryshe, aksidenti tragjik kishte ndodhur më 6 qershor, në Koshare të Ferizajt. Në aksident kishin qenë të përfshira dy automjete civile të udhëtarëve.

Deri tek aksidenti dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve Audi me targa vendore, e drejtuar nga E.M. 22-vjeç, po qarkullonte nga drejtimi i Ferizajt drejt Shtimes dhe me të arritur në Koshare, për shkaqe ende të panjohura, kalon në anën tjetër të lëvizjes dhe ndeshet me automjetin VW Golf me targa vendore, i cili po qarkullonte në drejtimin e kundërt.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën pesë persona të cilët ishin në automjetin VW Golf : N.R. 39-vjeçar – drejtues i automjetit, XH.R., 60-vjeçare, S.R. 32-vjeçare dhe Y.R., 12-vjeçar. I.R., 32-vjeçe.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments