Monday, November 25, 2024
HomeLajmeNë Serbi po kanë frikë se Rada Trajkoviqit do t’i ndodh ajo...

Në Serbi po kanë frikë se Rada Trajkoviqit do t’i ndodh ajo që I ndodhi Oliver Ivanoviqit

Kryetari i Partisë Socialdemokrate në Serbi (SDS), Boris Tadiq, ka dënuar ashpër kërcënimet ndaj politikanes serbe Rada Trajkoviq.

Ai ka kërkuar nga organet kompetente që menjëherë t’i ofrojnë mbrojtje Trajkoviqit.

“Kërcënimet, persekutimet dhe linçimet ndaj të cilave është ekspozuar me vite Rada Trajkoviq dhe familja e saj, janë absolutisht të papranueshme dhe ky është një problem që shqetëson çdo qytetar të vendit tonë. Jetojmë në një vend ku vrasjet politike fatkeqësisht janë realitet. Prandaj çdo rast si ky, duhet trajtuar nga institucionet kompetente, por edhe nga gjithë shoqëria, dhe atë në mënyrën më serioze të mundshme”, tha ish-presidenti i Serbisë për “Kossev”.

Trajkoviq ka mbajtur të martën konferencë urgjente për media në Beograd.

Ajo dukej e shqetësuar, ndërsa dëshmoi për presionin që po ka nga struktura të caktuara shtetërore.

Ajo ka shpjeguar kërcënimet dhe zhvatjet përmes procedurave gjyqësore, ku është paditur nga nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq dhe nga kreu i BIA-s, Bojan Dimiq.

Ajo është ankuar për kufizim të lëvizjes.

Gjithë këtë Trajkoviq ka thënë se po e vuan për faktin se nuk ka hequr dorë nga dëshmia në rastin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Boris Tadiq ka thënë se Trajkoviqit duhet t’i ofrohet mbrojtje.

“Si shoqëri nuk duhet të lejojmë që të përsëritet ajo që i ndodhi Oliver Ivanoviqit. Prandaj është obligim që t’i japim mbështetje të plotë Rada Trajkoviqit”, tha Tadiq.

Olivier Ivanoviq ishte qëlluar për vdekje me armë zjarri në janarin e vitit 2018, para selisë së partisë së tij në pjesën veriore të Mitrovicës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments