Në seancën e sotme do të merren disa vendime të rëndësishme.
Një nga to është edhe anulimi i vendimit për miratimin e planit rregullues të lagjes “Kalabria”.
Vendim i rëndësishëm do të jetë edhe caktimi i lokacionit për strehimin e kafshëve në kryeqytet.
Një nga vendimet do të jetë edhe anulimi i vendimit për miratimin e ndryshimin të bllokut urban D2 për lagjen Arbëria.
Poashtu, në seancën e sotme do të caktohen anëtarët në komisionet e aksionarëve të ndërpmarrjeve publike lokale të kryeqytetit.