Në kuadër të QKUK-së, saktësisht në Klinikën e Urologjisë së fundi është kryer një intervenim kirurgjik.
Mjekët, bashkë me ekipin e anesteziologëve kanë kryer një intervenim kirurgjik tek një pacient, të cilit i janë hequr më shumë se 20 gurë në veshkë dhe në kanalin urinar.
“Pacienti me inicialet S.M., i moshës 52 vjeçare, kishte dhimbje në regjionin lumbal të anës së majtë për një kohë të gjatë”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.
Tutje u tha se pas intervenimit të suksesshëm dhe përfundimit të periudhës së hospitalizimit pacientë është liruar për në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.