Monday, January 20, 2025
HomeLajme“Në qendër të kritikave nga Qeveria”, Këshilli Gjyqësor e mban mbledhjen e...

“Në qendër të kritikave nga Qeveria”, Këshilli Gjyqësor e mban mbledhjen e radhës

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), do ta mbajë mbledhjen e radhës, në një kohë kur po përballen me kritika të forta nga Qeveria e Kosovës.

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës dhe Albulena Haxhiu, ministre e drejtësisë, të dielën hodhën akuza mbi sistemin e drejtësisë, përfshirë edhe atë gjyqësor – duke u lidhur me rastin e dhunimit të 11 vjeçares

Po atë ditë, Kurti dhe Haxhiu ia kanë dorëzuar dosjen e vettiungut kryeparlamentarit, Glauk Konjufca.

Kurti ka pretenduar se “200 gjyqtarë kanë dhënë dënime me gjobë për rastet e sulmeve seksuale”.

Ndërsa Haxhiu i ka kritikuar për neglizhencë e mungesë të transparencës.

Një ditë më vonë, Albert Zogaj – kryetar i KGjK-së, doli në një konferencë për media, ku edhe tha se “rasti i 11 vjeçares asnjëherë nuk ka qenë në gjykatë”.

Ka konsideruar se “ekzekutivi po përpiqet të ndërhyje në gjyqësi”.

Në këtë klimë mes ekzekutivit dhe gjyqësorit, do të mbahet mbledhja e radhës e KGjK-së

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments