Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaNë prill të këtij viti 579 qen endacakë më shumë se në...

Në prill të këtij viti 579 qen endacakë më shumë se në prill të vitit të kaluar në Prishtinë

Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve ka njoftuar se në prill të vitit 2024 numri i përafër i qenve endacakë në Prishtinë është 4351, ndërkaq në prill të vitit të kaluar ka qenë 3772.

“Në fillim të muajit Prill 2024, organizata jonë ka kryer anketimin e rradhës për dinamikën e popullsisë së qenve endacak në Prishtinë për të kuptuar efektin e projektit të KSVL-së të zbatuar nga Komuna e Prishtinës gjatë vitit 2023. Në bazë të të dhënave të mbledhura nga ky anketim, del që për periudhën Prill 2024, numri i përafërt i qenve endacak në Prishtinë është: 4351. Ky numër tregon një rritje nga periudha e njejtë nga viti i kaluar, kur numëronim 3772 qen në rrugë në komunën e Prishtinës.”v

FDK ka thënë se përqindja totale e sterilizimit ka pësuar rënië në krahasim me vitin e kaluar.

“Përqindja totale e sterilizimit, ka shënuar një rënie në krahasim me vitin e kaluar: Këtë vit 56,18% e qenve të identifikuar në rrugë ishin të kastruar/sterilizuar, krahasuar me 58,61% në pranverën e vitit 2023 dhe me 59,92% në vjeshtë të vitit 2022.”

“Të dhënat e fundit tregojnë që masat e ndërmarra nga komuna për menaxhimin e popullsisë së qenve, kanë pasur efekt regresiv në kontrollin e riprodhimit të qenve në rrugë.”

Vendimi i Komunës së Prishtinës për adoptimin e qenve endacakë, ku fondacion e cilëson si joefektive.

“Sa i përket iniciativës së promovimit të adoptimeve të qenve endacak nga komuna e Prishtinës, në këmbim të përfitimeve monetare, mund të konkludohet si iniciativë jo efektive, e cila nuk ka ndikuar aspak në uljen e numrit të qenve endacak në Prishtinë. Në lidhje me këtë iniciativë, organizata jonë qysh në fillim e ka konsideruar këtë masë si masë të gabuar dhe joefektive dhe që shuma e 50 euro në muaj të dedikohet për kastrimin/sterilizimin e qenve me mbajtes/pronar dhe për mbështjetjen e identifikimit & regjistrimit të qenve me mbajtes/pronar që të parandalohet bindshëm shtimi I qenve në rrugë nga braktisja në Komunë të Prishtinës. Megjithatë komuna ka vendosur të mos i pranojë këshillat e shoqërisë civile të cilët i kritikon në vazhdimësi për “mosofrim të ndihmës në zgjidhjen e problemit me qentë endacak”.

“Edhe një herë po vërtetohet që institucionet tona nuk po fokusohen tek burimet e këtij problemit (qentë me pronar , mbarështimi dhe braktisja) dhe çdo masë që po ndërmirret për ndalimin e riprodhimit, bëhet pa kërkuar punë serioze nga operatorët dhe pa përfshirë shoqërinë civile në monitorim dhe vlerësim të projekteve të tilla, për të mirën e projekteve dhe situatës.”

Organizata u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të punojnë intensivisht dhe me seriozitet në zbatimin e masave të Strategjisë Kombëtare, “si mënyra e vetme për reduktimin e numrit të qenve në rrugë në mënyrë të qëndrueshme dhe efektive”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments