Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaNë prag të sezonit të verës gastronomët zbulojnë kërkesat për qeverinë

Në prag të sezonit të verës gastronomët zbulojnë kërkesat për qeverinë

Është bërë kohë e gjatë që kur qeveria e Kosovës kishte marrë vendim për mbylljen e diskotekave por edhe të sallave të dasmave në mënyrë që të parandalohet përhapja e Covid-19.

Por duke qenë se jemi në prag të verës dhe numri i të infektuarve po bie gastronomët kërkojnë më shumë lehtësira në këtë sektor.

Derisa vera po afrohet janë shtuar kërkesat e gastronomëve për më shumë lehtësira në biznesin e tyre. Kryetari i kësaj shoqate, Petrit Kllokoqi, ka kërkuar plan urgjent për veprimtarinë e tyre lidhur me atë se si do të zbatohen masat gjatë këtij sezoni.

“Shqipëria po shkon drejt hapjes totale dhe nuk na ka lënë neve mundësi tjera kreative për me bo. Për ne e drejt më është veç hapja totale. Duke pasur parasysh që s’jemi të vaksinuar sikurse Shqipëria atëherë po kërkojmë prej qeverisë që së paku të fillojmë të hapim terracat për klubet e natës dhe sallat e dasmave. T’i shikojmë se si do të shkojnë numrat për tre javë dhe pastaj të shkojmë për hapjet edhe brenda’, tha Kllokoqi për RTK’në.

Njësoj po kërkohet që këtë sezon të hapen sa më shpejt edhe sallat e dasmave.

Ministria e Shëndetësisë nuk ka dhënë përgjigje lidhur me këtë çështje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments