Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot në takim vetëm pak kohë para takimit konsultativ të ftuar të presidentes Vjosa Osmani me partitë politike për idenë e shtyrjes së zgjedhjeve komunale.
Nëpërmjet një njoftimi për media, është bërë i ditur rendi i ditës që do të diskutohet nga KQZ-ja në mbledhjen e cila fillon nga ora 15:00.
– Hyrje – Kreshnik Radoniqi, kryesues i mbledhjes së KQZ-së;
– Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve;
– Aktivitetet e Sekretariatit të KQZ-së;
Aktivitetet e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim:
– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për certifikim të kandidatit.
– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për akreditimin e vëzhguesve.
Raportet e Këshillave të KQZ-së:
Këshilli për Operacione Zgjedhore
– Shqyrtimi dhe miratimi i doracakut të trajnimit për Zgjedhjet Lokale 2021.
– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimeve nga verifikimi i aplikacioneve për regjistrim për votim jashtë Kosovës në katër komunat: Dragash, Suharekë, Junik dhe Mamushë.
– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për ndarjen dhe paketimin e fletëvotimeve për votuesit me nevoja dhe rrethana të veçanta (kategoria e dytë e VNV-ve) dhe të ndryshme.
Ndryshe, presidentja Vjosa Osmani ka ftuar për nesër një takim konsultativ partitë politike për ta diskutuar opinionin profesional dhe rekomandimin e Task Forcës së Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës lidhur me ndikimin e procesit zgjedhor në situatën epidemiologjike në vend.
Ky rekomandim i IKSHPK-së thotë se zgjedhjet komunale të 17 tetorit duhet të shtyhen