Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeNë ora 12:38 ka skaduar afati për mbajtjen e policëve, Avokati ka...

Në ora 12:38 ka skaduar afati për mbajtjen e policëve, Avokati ka një kërkesë për Gjykatën

Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, i cili më herët njoftoi se policët e rrëmbyer nga Serbia ndodhen në Kralevë,  i ka publikuar numrat e e prokurorisë dhe gjykatës në Kralevë duke i inkurajuar gazetarët që të pyesin për lirimin ose jo të policëve  kosovarë.

Ai ka thënë se në ora 12:38 bëhen 48 orë dhe me këtë skadon edhe afati ligjor për mbajtjen e tyre.

“Është detyrë e gjykatës dhe e prokurorisë që t’i japin publikut dhe gazetarëve këtë informacion dhe nuk mund të ketë asnjë justifikim.

“Këmbëngulja e gazetarëve do të detyrojë prokurorinë dhe MPB-në të dalin me një deklaratë publike. Nëse lirohen, ju sugjeroj pyetjen: “atëherë pse i arrestuat fare, në vend që thjesht t’i përcillnit për në Kosovë”. Nëse nuk lirohen, ju sugjeroj pyetjen: “a është shkelje e Marrëveshjes së Brukselit”,ka shkruar Avokati.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments