Gjatë natës së mbrëmshme kanë rënë nga sistemi tri blloqe të prodhimit të energjisë elektrike ne KEK.
Siç mëson lajmi.net mbrëmë nga funksioni kanë dalur A3, A4 dhe A5 të Termocentralit Kosova A.
Kësisoj është shtuar edhe kërkesa për import.
Jo zyrtarisht nga KEK-u kanë bërë të ditur se blloku A3 dhe A5 janë rikthyer sot në funksion, ndërkohë akoma jashtë funksionit mbetet blloku A4, i cili ka fuqi prodhuese prej 200 MW.
Kohëve të fundit në Kosovë qytetarët po përballen me ndërprerje të rrymës, derisa institucionet kanë shpallur gjendje emergjente të krizës energjetike.