Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaNë Kosovë brenda një dite ka pasur 42 viktima nga COVID-19, jo...

Në Kosovë brenda një dite ka pasur 42 viktima nga COVID-19, jo 36 sa ka raportuar MSH-ja

Që nga vdekja e të infektuarit me COVID-19 e deri në varrosjen e tij kalohet në disa proceduarave të cilat janë të planifikuara.

 

Tani në Kosovë kur po bëhen afër 2 vite që Kosova po përballet me pandeminë e koronavirusit nga kompania “Funerali”, janë bartur mbi 2 mijë kufoma të personave të vdekur.

Blerim Neci nga kompania “Funerali” për lajmi.net, flet rreth mënyrës së organizimit procedural që nga  vdekja e personit me Covid-19 e deri në varrosjen e tij.

“Fillimisht ministria e Shëndetësisë e ka një zyre për operimin e rasteve me vdekje Covid. Ata na njoftojnë përmes e-mail-it duke marr parasysh Infektiven apo cilindo spital tjetër që e dërgon në email për vdekjen e personit. Ata neve na dërgojnë një e-mail në mënyre që ne të jemi në teren. Pas marrjes së emailit ne e bëjmë përgatitjen e kufomës. Pas dy ore në klinike e dërgojmë në morg, pas dërgimit në morg, kontaktojmë familjen dakordohemi përafërsisht me ta edhe e bëjmë aranzhimin e varrimi. Prapë në të njëjtën kohë iu kthejmë përgjigje ministrisë së Shëndetësisë edhe bëjmë përgatitjen e kufomës e dërgojmë për varrim, caktohet koha, njoftohet policia, bëhet përcjellja deri në varrezat të familjaret”.

Derisa në vend numri i viktimave nga Covid-19 po shënon rritje, që nga fillimi i pandemisë e deri tani brenda një ditë sipas Blerimit janë shënuar 42 raste të vdekjes, numër ky që nuk përputhet me të dhënat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, Neci këtë e arsyeton duke thënë se:

”Kompania për bartjen e kufomave është në dispozicion gjatë 24 orëve, derisa edhe numri ditor i vdekjeve është e dhënë që merret në kohë reale nga spitalet e vendit. Ministria e Shëndetësisë e ka atë orarin që në ora tre jep publikimin e rasteve që ata i kanë me listë të 24 orëshit, ata nuk marrin të dhënë nga ne ata i marrin direkt prej spitalit në bazë të emailit që tregojnë mjeket përgjegjës të reparteve nëpër klinika”.

Për gati dy vjet pandemia Covid-19 pothuajse nuk ka kursyer moshë në shënim të viktimave, dhe Neci tregon se:

“Fatkeqësisht mosha ma e re është kanë 20 vjet edhe mosha me e vjetër është 100 vjet“.

Ndërsa lajmërimi i familjareve për organizimin e ceremonisë mortore fillon kur personi tjetër i kompanisë, i cili qëndron në zyrën e thirrjeve të telefonatave lajmëron anëtarët e familjes me rastin e vdekjes se personit të infektuar dhe i cili bashkëpunon si me ministrin e Shëndetësisë ashtu edhe me anëtaret e  familjes rreth organizimit të ceremonisë mortore

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments