Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaNë kohën e tensioneve me Rusinë, Zelensky i shkon Erdoganit në Stamboll

Në kohën e tensioneve me Rusinë, Zelensky i shkon Erdoganit në Stamboll

Presidenti i Ukrainës, Volodymur Zelensky, do të zhvillojë bisedë me homologun e tij turk, Rexhep Erdogan, të shtunën në Stamboll, në kohën e rritjes së tensioneve mes Kievit e Moskës rreth konfliktit të gjatë në Donbas.

Ukraina e ka ngritur alarmin rreth grumbullimit të forcave ruse afër kufirit mes dy vendeve dhe shtimit të dhunës në vijën e kontaktit që i ndan trupat qeveritare dhe separatistët e përkrahur nga Rusia në lindje të Ukrainës.

Zelensky dhe Erdogan pritej të takoheshin në mesditën e së shtunës, të marrin pjesë në një takim ku do të diskutohet për bashkëpunimin mes të dyja vendeve dhe të mbajnë një konferencë të përbashkët për gazetarë.

Zyra e presidentit turk tha se gjatë takimit do të diskutohet të gjitha aspektet e raporteve Turqi – Ukrainë dhe hapat për thellimin e bashkëpunimi.

Të premten, Turqia tha se Shtetet e Bashkuara e kanë njoftuar përmes rrugëve diplomatike se do të dërgojnë përmes ngushticave të saj dy luaftanije në Detin e Zi, ku do të qëndrojnë deri më 4 maj.

Ukraina dhe Rusia kanë shkëmbuer akuza mes vete për shtimin e dhunës në konfliktin në lindje të Ukrainës. Sipas të dhënave të Kievit, deri më tani, që nga viti 2014, në këtë luftë janë vrarë rreth 14.000 njerëz.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments