Presidentja Vjosa Osmani ka shkuar për një vizitë në kategorinë e femrave te klubi i Prishtinës.
Arsyeja e kësaj vizite nga presidentja e vendit tonë ishte ditë ndërkombëtare të vajzave.
Osmani këtë e bëri me dije përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Vajzat në sport
Me rastin e ditës ndërkombëtare të vajzave, takuam klubin futbollistik të vajzave “Prishtina”.
Vajzat nëpër klubet e futbollit në shoqërinë tonë duhet të luftojnë jo vetëm kundër ekipeve të tjera në fushën e futbollit, por edhe kundër stereotipeve në shoqëri. Megjithatë, ato munden.
Pasioni i këtyre vajzave mund të kapërcejë edhe pengesat e tilla, sepse ato nuk dorëzohen kurrë.
Ato na dhanë mesazhin se për të arritur atë që do në jetë nuk mjafton vetëm talenti, por edhe guximi për ta kaluar çdo vështirësi dhe paragjykim.
Krenare me vajzat tona”, shkroi e para e vendit.