Gjatë ditës së djeshme, në festën e Fitër Bajramit, kanë ndodhur 68 aksidente trafiku, ku njëri prej tyre ishte me fatalitet në Gllobar të Drenasit ku vdiqën nënë e bir.
Më anë të raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se 34 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 33 vetëm me dëme materiale.
Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 376 gjoba trafiku.