Njohësit e çështjeve të integrimeve evropiane thonë se pa caktim të afateve për anëtarësim të Ballkanit Perëndimor në BE shtetet do të veprojnë më ngadalë.
Ndërsa, heshtjen e Bashkimit Evropian ndaj çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën e quajnë politikë hipokrite.
Sipas tyre, kjo është dëshpëruese për qytetarët e Kosovës.
“Vendet e Ballkanit Perëndimor dje nuk qenë edhe aq entuziaste, sepse kur s’ka afte kohore edhe veprimet e shteteve janë më të ngadalshme, prandaj në një farë mënyre në Bashkimin Evropian ekziston një vullnet, por jo një dëshirë e madhe, për t’i integruar vendet e Ballkanit në familjen evropiane”, tha ai për RTV21.
Kurse, analisti Besnik Vasolli dhe se Ballkani është paksa i frustruar me gjendjen.
“U tha që ka perspektivë, Rajoni ka përparësi, por ky togfjalësh e dëgjojmë tash e 10 vite kështu që nuk është diçka e re. Ballkani në përgjithësi është paksa i frustruar me gjendjen, posaçërisht shtetet të cilat janë duke pritur tash e dy vite për të filluar negociatat me BE-në, ajo është Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut”, deklaroi ai.