Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaNë Assisi të Italisë u mbajt Samiti i –II-  Evropian  i Ambasadorëve...

Në Assisi të Italisë u mbajt Samiti i –II-  Evropian  i Ambasadorëve të Paqes Botërore.

Në Assisi të Italisë nga 21-22 Maj, është mbajtur Samiti i –II-  Evropian  i Ambasadorëve të Paqes Botërore.

Kosovën e përfaqësoi Zv/Presidenti i Organizatës së Paqes Botërore Amb. Dr. Rabit Sadiku me temën: LIRIA, MARRËDHËNIET, DEMOKRACIA DHE PAQJA!

Gjatë fjalimit të tijë ai tha:’’ Në Ukrainë masakrohet një popull kur në mes të Kievit është inaguruar “Gongu Boteror  i Paqes”. Kush ia vuri veshin kësaj?!

Paqja nuk është mungesë e luftës, ajo është virtyt. Është pikërisht kjo cilësi universale, gati kozmike, që mund dhe duhet të hedh vështrimin drejt marrëdhënieve njerëzore, të cilat kanë në themel dhe kërkojnë lirinë, e theksoj, lirinë.

Paqja dhe dashuria duan zemër dhe ato sot për sot janë armët më të forta të njeriut. Janë këto që sjellin marrëdhnëniet dhe marrëveshjet me duart e shtrënguara fort nën bekimin e njerëzve të paqes.

Kosova me se miri e kupton fjalen Paqe!

Perfundoi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments