Monday, November 25, 2024
HomeLajmeNë 23-vjetorin e masakrës, Kurti dhe Konjufca vizitojnë familjen Berisha

Në 23-vjetorin e masakrës, Kurti dhe Konjufca vizitojnë familjen Berisha

Sot shënohet 23-vjetori i masakrës ndaj familjes Berisha në Suharekë.

Kryeministri, Albin Kurti dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca, kanë vizituar të mbijetuarit e kësaj masakre.

Ata vendosën lule dhe bënë homazhe te memoriali në sheshin “Martirët e Lirisë” dhe vizituan muzeun e martirëve të familjes Berisha.

“Dëshmitë e gjalla për ata që na i morën, humbjet e mëdha dhe vuajtja e pamatshme, që të gjitha, për të gjithë, kërkojnë drejtësi”, ka shkruar Kurti në librin e zisë.

Më 26 mars 1999 forcat serbe vranë 50 anëtarë të familjes Berisha, përfshirë 11 fëmijë. Kësaj masakre i mbijetuan vetëm tre anëtarë, Shyhrete Berisha dhe Vjollca me të birin, Gramoz Berisha.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments