Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaNdryshimi i masave anti-COVID, ASK do të kërkojë sërish heqjen e orës...

Ndryshimi i masave anti-COVID, ASK do të kërkojë sërish heqjen e orës policore

Asociacioni i Komunave të Kosovës serish do të kërkojë heqjen e orës policore, pasi sipas tij, një masë e tillë është e panevojshme në kohën kur vendi ynë po shënon rënie të numrit të rasteve të reja me koronavirus dhe për disa ditë me radhë nuk ka pasur fatmirësisht asnjë rast me fatalitet.

 

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës Sazan Ibrahimi në një intervistë për KosovaPress thotë se Kosova është ende njëra nga vendet e rajonit, e cila po vazhdon me ashpërsimin e masave antiCOVID.

Ai ka thënë se të premten e kaluar kanë pasur takim me ushtruesen e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, ku kanë kërkuar heqjen e orës policore, por që sipas tij, një gjë e tillë nuk ndodhi pasi që ky vendim ishte marrë më herët.

“Të premten e kishim një takim të rregullt të komunikimit në mes nivelit lokal dhe atij qendror mbi masat antiCOVID, si dhe sa i përket diskutimit të situatës me COVID-19 në Kosovë dhe në komunat e Republikës së Kosovës, situata nëpër qendrat e mjekësisë familjare. Në këtë takim për herë të parë, ushtruesja e detyrës Dafina Gexha-Bunjaku vetëm na informoi sa i përket masave të reja, d.m.th u vërejt aty që vendimi ishte marrë më herët në zyrat e ministrisë dhe vetëm na janë komunikuar. Përkundër faktit që kemi kërkuar se ora policore të hiqet në tërësi, sepse janë plotësuar kushtet që një ora policore të hiqet në Republikën e Kosovës si dhe të hiqet kufizimi i bartjes së maskës për personat të cilët ecin vetëm dhe që janë të imunizuar në ambientet e jashtme, sepse në bazë të analizës se Asociacion i Komunave të Kosovës që e bënë në shtetet e rajonit u vërejt që në asnjë shtet si Sllovenia, Kroacia, Serbia, Maqedonia Veriore, Shqipëria, Mali i Zi, ora policore nuk ekziston dhe për shembull në Bullgari kurrë nuk ka ekzistuar, si dhe bartja e maskës në ambiente të jashtme nuk është e domosdoshme,” ka thënë Ibrahimi.

Ibrahimi thotë se Asociacioni i Komunave të Kosovës serish do të kërkojë heqjen e orës policore, pasi sipas tij, një masë e tillë është e panevojshme.

“Ne përsëri do të kërkojmë që ora policore të largohet dhe bartja e maskës të mos jetë obligative në rastin kur je duke ecur vetëm, dhe duke e marrë parasysh që gastronomia do të mbyllet në ora 23:00. Nuk ka kurrfarë logjike nëse gastronomia mbyllet në ora 23:00 dhe ne të kemi orë policore, sepse kush do të frekuentojë nëpër lokale pas orës 23:00 kur të gjitha lokalet janë të mbyllura? Masat duhet të ndërmerren edhe në bazë të eksperiencës së ndryshme në shtetet e rajonit dhe në Evropë. Qytetari i Kosovës ka qenë shumë i disiplinuar. Kemi mbi 50% të qytetarëve të Republikës së Kosovës të cilët i janë përgjigjur pozitivisht procesit të vaksinimit dhe një ndër masat pothuajse kryesore për mbrojtjen nga bartja e virusit COVID dhe përsëri edhe kryetarët e komunave shtojnë edhe pjesën tjetër të qytetarëve që të përgjigjen pozitivisht procesit të vaksinimit në mënyrë që të mos kemi humbje të jetës së qytetarit,” tha Ibrahimi.

Ai po ashtu vlerësoi edhe kërkesën e tyre kundrejt Ministrisë së Shëndetësisë për furnizimin e qytetarëve me barna esenciale pasi që në shumicën e komunave ata po detyrohen t’i blejnë vetë.

“Sa i përket vërejtjeve të tjera në kolegjiumin e drejtorëve të shëndetësisë është duke u kërkuar që komunat të furnizohen me barna nga lista esenciale e barnave, sepse ka mungesë nëpër komuna, kjo nuk është vetëm tani duke ndodhur, ka ndodhur në vazhdimësi edhe pse kemi kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë e cila është përgjegjëse për furnizimin e barnave nga lista esenciale e barnave, kjo në disa komuna nuk po ndodhë. Pacienti vetë duhet t’i sigurojë barnat apo në disa raste komunat, të cilat janë pak më kushtimisht më të fuqishme nga aspekti financiar nga të hyrat vetanake, janë duke i blerë barnat nga lista esenciale e barnave edhe pse ministria është përgjegjëse,” tha ai.

Në bazë të masave të reja të marra nga Qeveri, Ibrahimi kërkon nga Ministria e Arsimit që të furnizohen nxënësit me libra nëpër shkollat e Kosovës pasi që 20 deri në 30% e tyre ende nuk i kanë librat.

“Komunat kanë qenë të përgatitura që nga fillimi i procesit mësimor të fillohet me orare të rregullt dhe me prezencë fizike, të gjitha kushtet teknike të cilat janë paraparë me legjislacionin në fuqi, të cilat pengojnë në kompetencat e komunave janë kryer qind për qind nga niveli lokal, mirëpo përveç kësaj Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkon nga Ministria e Arsimit t’i jep prioritet furnizimit të nxënësve me libra, sepse ende ka mungesë të librave nëpër shkollat e Kosovës dhe mbi 20- 30% e nxënësve ende nuk janë të furnizuar me libra dhe kjo është një gjë të cilën Ministria duhet t’i japë prioritet. Komunat në përgjithësi janë dakorduar edhe më herët që të kemi proces të rregullt me orar të rregullt dhe me prezencë fizike, por në dy komuna ku ka frekuentim më të madh të nxënësve, përsëri do të sigurohen që të ketë ndarje në grupe, në mënyrë që të mbahet distanca mes nxënësve, të respektohen të gjitha standardet tjera të cilat janë të parapara nga manuali antiCOVID, i cili është shpërndarë nëpër komunat e Kosovës të respektohet në këtë pikë,” ka thënë Ibrahimi.

Ndryshe, sipas masave të reja antiCOVID-19, ora policore mbetet në fuqi nga mesnata deri në pesë të mëngjesit. Orari i punës së gastronomisë lejohet deri në 23:00, ndërsa më herët ishte deri në 21:30. Shfrytëzimi i hapësirës në ambientet e mbyllura lejohet deri në 50 për qind, ndërsa në ato të jashtme deri në 70 për qind.

Kosova në 24 orët e fundit ka regjistruar 13 raste të reja me koronavirus dhe gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur raste të vdekjes, ndërsa janë shëruar 21 qytetarë. Numri total i të shëruarve ka arritur në 157.205, ndërsa 456 raste janë aktive.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments