Institucioni kryesor i sigurisë në vend, Policia e Kosovës po vazhdon të bëjë ndryshime në strukturat e larta.
Burime të “Indeksonline” bëjnë të ditur se Drejtoria e Policisë në Prishtinë tani do ta ketë një udhëheqës të ri.
Bëhet fjalë për nënkolonelin, Basri Shabanin. Ai pas rezultateve të treguara në Drejtorinë Rajonale të Ferizajt është caktuar si drejtor në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës.
Vendin e Shabanit, i cili deri para disa ditësh ishte numri një i Drejtorisë në Ferizaj, do ta ushtrojë Faton Pllana.
Indeksonline raportoi dje është për majorin, Mehmetali Hajdini, i cili me vendimi të Drejtorit të Përgjithshëm të PK-së, është emëruar Drejtor i Drejtorisë të Njësive Speciale të Kufirit të Kosovës.
Ai më parë ishte pjesë e Stacionit Qendror të Policisë në Ferizaj si dhe Kaçanik