Para Teatrit të qytetit të Vushtrrisë janë ndezur qirinj për nder të grimeres Liberta Selaci Hasani e cila vdiq sot si pasojë e infektimit me koronavirus.
Liberta, 28-vjeçare ishte shtatzënë ndërsa vdiq bashkë me beben e saj.
Vdekja e saj jo vetëm që pikëlloi gjithë qytetin e Vushtrrisë, por edhe qytetarë të shumtë nga mbarë Kosova reaguan duke shprehur ngushëllime.
Libertës sot iu dha lamtumira e fundit, ku të pranishëm ishin familjarë e shoqëria e ngushtë.