Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është takuar me Ndihmës Sekretarin e departamentit të shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, Jim O’Brien.
Në këtë takim është diskutuar për mbështetjen e SHBA-ve për Forcën e Sigurisë të Kosovës që të jetë një forcë mbrojtëse territoriale multi-etnike.
Po ashtu është folur për partneritetin që Kosova ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe riafirmin e këtij raporti.
”Ne e mbështesim Forcën e Sigurisë së Kosovës ndërsa ajo kalon në një forcë mbrojtëse territoriale multi-etnike, profesionale, të ndërveprueshme nga NATO-ja, që i nënshtrohet mbikëqyrjes civile. Kënaqësi për takimin me ministrin kosovar të Mbrojtjes @EjupMaqedonci sot dhe riafirmojmë partneritetin tonë me Kosovën”, ka shkruar O’Brien përmes një postimi në platformën “X”.
SHBA-ja e kishte mbështetur procesin e transformimit të FSK-së në ushtri. /Gazeta Express