Paketa, tashmë do t’i dërgohet presidentit Biden për ta firmosur e për ta shndërruar atë në ligj.
Senatorët ishin në një mendje, për ta kaluar sa më parë ndihmën për qytetarët e Ukrainës, të cilët po luftojnë për vendin e mijëra të tjerë për mbijetesë.
13.6 miliardë dollarë është ndihma financiare për Ukrainën, para që do të shkojnë për ndihma humanitare, për mbrojtjen dhe asistencë ekonomike. Pjesë e paketës janë edhe 4 miliardë dollarë që do të shkojnë në ndihmë të refugjatëve që janë larguar nga vendi.