Saturday, November 16, 2024
HomeSportNdeshje e ‘çmendur’, Francë – Zvicër shkon në vazhdime

Ndeshje e ‘çmendur’, Francë – Zvicër shkon në vazhdime

Ka përfunduar koha e rregullt e takimit mes Francës dhe Zvicrës.

 

Kampioni i Botës ishte në avantazh prej 3 – 1, por Zvicra ia doli ta barazojë rezultatin duke e dërguar ndeshjen në vazhdime.

Zvicra kaloi fillimisht në epërsi përmes Seferovic, që shënoi me kokë pas asistimit të Zuber (15′), rezultat me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.

Zvicra kishte rastin e artë të dyfishonte epërsinë, por Ricardo Rodriguez dështoi nga pika e bardhë (55′).

Me këtë humbje të penalltisë, Franca ndryshoi duke sulmuar me të gjitha forcat.

Karim Benzema barazoi rezultatin duke pranuar në mënyrë maestrale topin nga Kylian Mbappe (57′).

Pas vetëm dy minutave, Benzema shënoi prapë pas asistimit të Griezmann (59′).

Franca nuk u ndal me kaq dhe gjeti golin e tretë përmes Paul Pogbas, që realizoi eurogol nga distanca (75′).

Mirëpo, këta tre gola nuk i hodhën poshtë shpresat e  Zvicrës që ngushtoi epërsinë me anë të Seferovic (81′).

Ndërsa, në fundin e ndeshjes, Mario Gavranovic pranoi një asistim të mrekullueshëm nga Granit Xhaka dhe e konkretizoi në gol (90′).

Mbetet të shihet cila skuadër do sigurojë kualifikimin në çerekfinale, aty ku do takohet me Spanjën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments