Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaNdërron plani për rrugën Prishtinë-Podujevë, ndërtohen rrethrrotullime në vend të nënkalimeve

Ndërron plani për rrugën Prishtinë-Podujevë, ndërtohen rrethrrotullime në vend të nënkalimeve

Në rrugën Prishtinë-Podujevë, Ministria e Infrastrukturës ka vendosur t’i ndërtojë tri rrethrrotullime në vend të nënkalimeve, siç parashihej në planin fillestar për t’ua mundësuar banorëve përreth të kyçen në magjistrale.

 

Tash janë në ndërtim dy të tilla, në Penuhë e Sibovc, teksa pritet të ndërtohet edhe një rrethrrotullim tjetër.

Ky devijim, sipas zëvendësministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka kursyer miliona euro. Për nënkalimet do të duhej shpronësime, kurse rrethrrotullimet janë brenda kontratës aktuale.

“Ato nuk kanë qenë fare në kontratë. Do të duhej një tender i ri, dhe kjo do të na vononte së paku edhe një vit deri në realizimin e tyre dhe do ta rriste shumë koston”, shpjegon ai, njofton Klan Kosova.

Durmishi thotë se ndryshimi është në rregull me ligjin, pasi ky ka krijuar një komision që i ka bërë analizë rrugës.

“Kanë ardhur në përfundim që nënkalimet për automjete të zëvendësohen me rrethrrotullime sepse parashihet ndërtimi i autostradës Besi-Merdare, dhe kur të ndërtohet autostrada nuk do të jetë fluksi kaq i madh”, shton Durmishi.

Për njohësin e komunikacionit Visar Baxhuku, rrethrrotullimet në magjistrale shpesh janë pikë e zezë për aksidente.

“Nënkalimet dhe mbikalimet janë zgjidhja e fundit më e mira e mundshme, kanë mangësi në kosto dhe sipërfaqe, por në aspektin e sigurisë kemi shumë pak aksidente. Rrethrrotullimet funksionojnë por ekspozimin e rrezikut e kanë shumë të lartë”, thotë Baxhuku.

Pavarësisht punimeve të reja, Ministria e Infrastrukturës shprehet e bindur se rruga Prishtinë-Podujevë do të përfundojë brenda këtij viti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments