Ka ndërruar jetë instrumentisti i njohur, Shaqir Hoti, bëjnë të ditur burime të IndeksOnline në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Hoti tash e sa dite ishte duke marrë trajtim mjekësor në Kliniken e Gastroenterologjisë.
Hoti ndryshe njihej si okarina e artë e melodisë popullore.
Ai ka punuar vegla frymore nga thesari i trashëgimisë kulturore artistike, nga më të ndryshmet.
