Indeksonline kishte raportuar ekskluzivisht për një ngjarje të rëndë që ndodhi një javë më parë në Kryshec të Pejës. Ilir dhe Flakrim Gashi mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se një javë pas plagosjes, sot ka ndërruar jetë Ilir Gashi.
Rasti ka ndodhur në orët e vona të së martës kur një person kishte gjuajtur me breshëri plumbash nga një veturë në lëvizje në kohën kur Ilir e Flakrim Gashi po qëndronin në terasën e një lokali.
I dyshuari ishte arrestuar dhe më pas ishte konfiskuar arma e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.