Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaNdër shtetet e para që e njohën Kosovën, Osmani e takon presidentin...

Ndër shtetet e para që e njohën Kosovën, Osmani e takon presidentin e ri të Kosta Rikës

Presidentja Vjosa Osmani është takuar në San Jose me presidentin e ri të Kosta Rikës, Rodrigo Chaves.

Siç njofton Presidenca, Osmani dhe Chaves janë pajtuar që marrëdhëniet bilaterale në mes të dy vendeve të thellohen, duke përfshirë bashkëpunimin në politikën e jashtme dhe rritjen e shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare.

“Presidentja Osmani njoftoi Presidentin Chaves për progresin e Kosovës në fusha të ndryshme si dhe për përgatitjet për aplikim më organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

“Populli i Kosovës i është gjithmonë mirënjohës Kosta Rikës si një ndër shtetet e para që njohën pavarësinë tonë, pikërisht në ditën kur Republika e Kosovës filloi kapitullin e saj të ri si një shtet i pavarur e sovran” citohet të ketë thënë presidentja Osmani.

Ajo paraprakisht ia ka përcjellur urimet më të mira Chavesit për marrjen e detyrës së re, duke i uruar “një të ardhmeje të begatë e të sigurt”.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments