Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka larguar lëmoshë kërkuesit nga rrugët në Prizren.
Gjatë këtij operacioni është ndaluar një person me banim më Ferizaj.
Sipas Policisë së Kosovës 39- vjeçari është hasur duke kërkuar lëmoshë në mënyrë të vrazhdë.
“H.A, i datëlindjes 1984, m/sh/k i cili është hasur duke kërkuar lëmosh ne mënyrë te bezdisshme dhe sjellje arrogante ne rrugën ,, Ekrem Rexha” ne Prizren. Personi është shoqëruar ne stacionin policor ne Prizren, ku janë ndërmarr te gjitha veprimet ligjore, gjatë kontrollimit i janë gjetur para rreth 266 euro të cilat i ka përfituar gjatë kërkim lëmoshës”, thuhet në komunikatë.
Në lidhje me rastin është njoftuar gjyqtari i Gjykatës Themelore Divizioni për Kundërvajtje i cili ka rekomanduar që të dyshuarit ti sekuestrohen parat dhe rasti ti dërgohet Gjykatë për Kundërvajtje në Prizren./teve1.info/