Wednesday, March 12, 2025
HomeLajmeNdalja e punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”, MKRS: Komuna s’mori leje për...

Ndalja e punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”, MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), përmes jë njoftimi kanë treguar se janë vendosur shenjat zyrtare për ndalimin e punimeve në rrugën “Xhorxh Bush”.

Kjo pasi, Inspektorati për Trashëgimi Kulturore, thotë se punimet janë ndërhyrje të pa-autorizuara në një zonë ku ka trashëgimi kulturore.

Projekti është i financuar nga Komuna e Prishtinës, për këtë zyrtarë nga ministria në fjalë kanë pas takim me drejtorë komunalë.

Ministria e Kulturës thekson se Komuna e Prishtinës nuk a kërkuar leje për punimet pranë aseteve të trashëgimisë kulturore dhe zonave mbrojtëse.

Më poshtë njoftimi i plotë i MKRS:

Inspektorati për Trashëgimi Kulturore i MKRS-së, ka pranuar njoftim për punime, ndërhyrje të pa-autorizuara në një zonë ku ka asete të trashëgimisë kulturore në mbrojtje, konkretisht në rrugën “Xhorxh Bush”, që gjendet brenda Qendrës Historike të Prishtinës.

Institucionet përgjegjëse për Trashëgimi Kulturore, QRTK Prishtina dhe IKMM, kanë konfirmuar se Komuna e Prishtinës apo drejtoritë përkatëse: Drejtoria e Urbanizmit, Drejtoria e Planifikimit Strategjik apo Drejtoria për Transformim të Komunës së Prishtinës nuk kanë kërkuar leje për punë siç e thotë ligji i trashëgimisë kulturore, kur punohet në afërsi të aseteve të Trashëgimisë Kulturore dhe zonave mbrojtëse.

Prandaj, me datën 12.03.2025, Drejtori, Imer Hakaj dhe Inspektorët e Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore kanë kërkuar takim pune me Drejtoritë përkatëse të Komunës së Prishtinës dhe Institucionet e Trashëgimisë Kulturore.

Pas takimit dhe informimit të tyre për këtë vendim, janë vendosur shenjat zyrtare për ndalim të punimeve. Vendosja e shenjave është bërë në prezencën e drejtorit për transformim të Komunës së Prishtinës, Gëzim Kastrati, i cili ka nënshkruar procesverbalin e inspektorëve të ITK-së për ndalim të punimeve dhe është zotuar se do të ndjekin procedurat për pajisje me miratim nga Institucionet e Trashëgimisë Kulturore sipas Ligjit për Trashëgimi Kulturore dhe akteve të tjera përcjellëse.

Prandaj, Inspektorati për Trashëgimi Kulturore dhe Institucionet e Trashëgimisë Kulturore do ju mbajnë të informuar për gjitha veprimet e mëtutjeshme në procedurë. Imer Hakaj, Drejtor i Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments