Sunday, March 9, 2025
HomeBotaNdalja e inteligjencës nga ana e amerikanëve, po i kushton shtrenjtë ukrainasve

Ndalja e inteligjencës nga ana e amerikanëve, po i kushton shtrenjtë ukrainasve

Siç shkruan Time, vendimi i SHBA-së për të pezulluar transferimin e të dhënave ushtarake në Ukrainë, i ka ndihmuar Rusisë të avancojë në pjesë kritike të vijës së frontit, duke bërë që shumë ushtarë ukrainas të humbin jetën ditëve të fundit.

Kjo media ka cituar pesë zyrtarë të lartë perëndimore dhe ukrainas si dhe eprorë ushtarakë, transmeton Telegrafi.

“Si rezultat i këtij pauzimi, qindra ukrainas të vdekur”, tha për Time një prej oficerëve gjashtë një interviste dhënë në Kiev gjatë të premten, i cili kërkoi që të ruhet anonimiteti.

“Problemi më i madh është morali. Po i jep avantazh armikut në vijën e frontit”, shtoi ai – duke theksuar se ukrainasit po detyrohen të luftojnë pa disa prej armëve më moderne.

Gjithashtu theksohet se kjo ka ndikuar më së shumti tek ukrainasit që gjenden në rajonin Kursk të Rusisë – ku forcat e armatosura ukrainase po tentojnë të mbajnë pozicionet e tyre mbrojtëse në atë territor rus që e morën nën kontroll në gusht të vitit të kaluar.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, pati njoftuar se ky rajon është një burim kritik dhe një lloj leve për çfarëdo lloj bisedimesh të paqes në të ardhmen me rusët.

Ai synonte që të shkëmbente këtë pjesë të Kurskut me territoret që Rusisë i pushtoi në Ukrainë.

Por që kur Shtetet e Bashkuara ndalën ndarjen e inteligjencës, rusët avancuan shpejtë në Kursk në tentim që të ndërpresin linjën e furnizimit, ka njoftuar një oficer ushtarak.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments