Policia e Rajonit të Prishtinës, sot rreth orës 14:30, në rrugën “Tirana” në Prishtinë, për kontrollë rutinore, kanë ndaluar një veturë të tipit Range Rover. Në veturë ndodhej reperi Don Xhoni dhe Festim Strumcaku.
“Pas një kontrolli të detajuar që i është bërë dy personave, dhe veturës, policia ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj: Një armë të shkurtë, një karikatorë si dhe 6 fishekë”, njofton policia.
Policia njofton se i dyshuari, Festim Strumcaku, mashkull 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është dërguar për intervistim,në stacionin policor qendra në Prishtinë.
“Ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës dhe i njëjti më pas me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, përfundon njoftimi i policisë.