Zyrtarja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, ia ka parashtruar publikisht, disa pyetje, drejtorit të ri të Postës, Rafet Jasharit, të cilin e ka emëruar kryeministri Albin Kurti.
Kuçi e ka pyetur Jasharin se ku e ka të punësuar gruan në Departamentin e Financave, a e ka të punësuar kunatën në Arkivin e Postës dhe se a e ka të punësuar nipin në Prokurim të Postës.
“Po i drejtohemi me pyetje publike për drejtorin Rafet Jashari:
• A keni të punësuar gruan në Departamentin e Financave?
• A e keni të punësuar kunatën në Arkivën e Postës?
• A e keni të punësuar nipin në Prokurorim të Postës dhe anëtar të tjerë të familjes?”, janë pyetjet e Kuçit.
Reagimi i plotë:
Pyetje publike për Rafet Jasharin, drejtorin e ri të Postës të emëruar nga Kurti
Reforma e shumëpritur, ekzaltuese, nga qeveria Kurti për ndërmarrjet publike po del të jetë vazhdimi i avazit të vjetër të qeverive të kaluara.
Na u tha që problemi kryesor i mosfunksionimit të ndërmarrjeve publike është nepotizmi e keqmenaxhimi. Në ndërkohë, në vazhdën e shkarkimeve të bordeve, këta vendosën njerëzit e tyre të afërt nëpër pozita. Kështu ndodhi me bordin e PTK-së dje, ku u emërua drejtor Rafet Jashari.
Lufta anti-korrupsion e Kurtit në thelb të tij ka nënkuptuar zëvendësimin e kapjes, prej pushtetit të kaluar në pushtetin e tij. Dallimi i vetëm po del të jetë që Kurti e bënë haptazi duke shantazhuar publikun e këdo që e kundërshton atë.
Po i drejtohemi me pyetje publike për drejtorin Rafet Jashari:
• A keni të punësuar gruan në Departamentin e Financave?
• A e keni të punësuar kunatën në Arkivën e Postës?
• A e keni të punësuar nipin në Prokurorim të Postës dhe anëtar të tjerë të familjes?
Reforma e madhe është farsa e madhe. Lufta ndaj korrupsioni është kapja e re e publikes. Nepotizmi po zëvendësohet me nepotizëm. Ndryshimi i madh po të del të jetë zhvendosja e madhe e cila po e përsërit historinë neoliberale të Kosovës. Zhvendosje drejtë kapjes së shtetit nga Partia-Shtet