Anija luftarake britanike HMS Queen Elizabeth ka udhëhequr një flotë prej 19 anijesh të tjera të NATO-s në Oqeanin Atlantik, në një stërvitje të përbashkët para dërgimit të të gjitha mjeteve luftarake në Detin e Zi, pak ditë para takimit të shumëpritur mes Joe Biden dhe Vladimir Putin.
Anija britanike, me vlerë 3 milionë paund, kryeson me krenari flotën e Marinës Mbretërore. Asaj iu bashkuan anije nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera pjesë të NATO-s, në një stërvitje të nisur që javën e kaluar. Gjithashtu, pjesë e stërvitjes detare janë edhe nëndetëse, destrojerë dhe fregata, si dhe avionë luftarakë F-35B të Forcave Ajrore Mbretërore, Avionë F-16 Falcon të Portugalisë dhe F-18 Hornet të Spanjës.
NATO po zhvillon stërvitje të ndryshme ushtarake në disa shtete të Europës, përfshi edhe Shqipërinë, në kuadër të “Defender Europe 21”, shkruan a2news.
Ndërkohë, Biden dhe Putin do të takohen në Gjenevë këtë muaj, ku do të diskutojnë për një sërë çështjesh delikate që rrezikojnë paqen në botë.
Pas kësaj stërvitjeje, anija britanike HMS Queen Elizabeth, do të kryejë një turn ë 40 shtete gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, si pjesë e strategjisë së Britanisë së Madhe për të rikonfirmuar pozicionin e saj në arenën ndërkombëtare pas daljes nga Bashkimi Europian.