Monday, November 25, 2024
HomeLajmeNaser Shala dorëhiqet nga pozita e drejtorit të Agjencisë për Verifikim të...

Naser Shala dorëhiqet nga pozita e drejtorit të Agjencisë për Verifikim të Pronës

Gjatë ditës së sotme, Drejtori i Sekretarisë Ekzekutive të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim, Naser Shala, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.

Kështu bëjnë të ditur burimet e Indeksonline. Dorëheqjen e tij, Shala ia ka paraqitur Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Të njëjat burime thonë se, dorëheqja e tij vjen si pasojë e mosmiratimit të Raportit Vjetor të Agjencisë për vitin 2020 në seancën plenare të mbajtur me 6 dhjetor.

Ky raport nuk ishte miratuar në dy komisione përkatëse, atij për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit si dhe Raportit Vjetor Financiar të Agjencisë në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Arsyet e mosmiratimit të këtij raporti janë konsideruar të natyrës politike, andaj në mënyrë që të shmanget mosmiratimi i raporteve tjera që Agjencia do t’i dërgojë në Kuvend që që mos të penalizohet Agjencia më tutje, Shala ka vendosur të dorëhiqet nga detyra e tij në mënyrë që Agjencia të vazhdojë me punën e saj pa tendenca të natyrave politike.

Kujtojmë që, Naser Shala ishte zgjedhur drejtor nga ana e Kuvendit të Kosovës më datë 28 shkurt 2019, me një mandat 5 vjeçar

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments