Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaNaim Tërnava dërgon letër ngushëllimi me rastin e vdekjes së Rexhep Bojës

Naim Tërnava dërgon letër ngushëllimi me rastin e vdekjes së Rexhep Bojës

Kryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava ka dërguar një letër ngushëllimi familjes Boja, pas vdekjes së ish kryetarit të BIK-ut, Rexhep Boja.

Në letër ngushëllimi thuhet “bashkë ndjejmë dhembjen me ju dhe njëkohësisht lusim Zotin e madhërishëm që ish myftiun ta marr në mëshirën e Tij. Kalimi në ahiret i Rexhep Bojës është humbje jo vetëm për ju si familje por edhe për të gjithë ne. Rahmetliu tërë jetën ia kushtoi ngritjes dhe avancimit të jetës fetare te ne sikur që ka dhënë një kontribut të paçmuar për shtetësimin e Kosovës”.

“Lusim Allahun Fuqiplotë që dr. Rexhep Bojën ta shpërblejë me të mirat e Tij të pakufishme në xhenet dhe shpirtin e tij ta bashkoj me shpirtrat e Pejgamberëve e dëshmorëve, ndërsa familjes,miqve e farefisit t’ falë durim”, thuhet në letrën e Tërnavës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments