Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaNagavci thotë se Shqipëria s’e ka respektuar marrëveshjen për abetaren e përbashkët

Nagavci thotë se Shqipëria s’e ka respektuar marrëveshjen për abetaren e përbashkët

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se Kosova e ka respektuar vendimin që ishte marrë para dy vitesh për abetaren e përbashkët me Shqipërinë, por thotë se Shqipëria nuk e ka bërë një gjë të tillë

“Kosova ka respektuar dhe ka përdorur abetaren e përbashkët që është vendosur vite më parë mes dy shteteve”, ka deklaruar Nagavci në emisionin “Mirëmëngjes”.

Ajo sqaroi se marrëveshja për një abetare të unifikuar nuk është respektuar nga ana e Shqipërisë.

“Edhe vite më parë, është iniciuar, është pranuar dhe ka filluar të punohet me një abetare të përbashkët. Në Kosovë e kemi respektuar, e kemi pasur atë abetare në përdorim për një kohë të gjatë. Me aq sa jam në njohuri në Republikën e Shqipërisë nuk është përdorur e njëjta abetare në të gjitha shkollat apo gjatë gjithë kësaj kohe”, u shpreh ministrja.

Ndërkohë Nagavci komentoi edhe refuzimin e vizitës në Preshevë nga ana e autoriteteve serbe.

“Përgjigjja zyrtare nga ana e Serbisë na është dërguar pak minuta para nisjes së datës 27 nëntor. Përgjigja ishte e shkurtët. ‘Fatkeqësisht nuk mund t’u aprovohet leja për vizitë kësaj radhe, do ta shqyrtojmë në një rast tjetër kërkesën tuaj’, kështu na u tha”, tregoi ministrja.

Ajo tha më tej se kishin planifikuar të takoheshin me përfaqësues të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, por siguroi që bashkëpunimi nuk do të mungojë në të ardhmen.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments