Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeNagavci “përplaset” me SBASHK-un, thotë se kërcënimet për grevë janë të papranueshme

Nagavci “përplaset” me SBASHK-un, thotë se kërcënimet për grevë janë të papranueshme

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, i është kundërpërgjigjur kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, i cili tha se nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre deri më 1 shtator, do të ketë greva.

Nagavci ka thënë se kërcënimet me greva janë të papranueshme dhe dëmtim i procesit të mësimit për fëmijë.

“Kërcënimi me grevë për 1 shtatorin, ditën e parë të mësimit për vitin 2022 – 2023 është i papranueshëm. Çfarë do të mbërrihet me çfarëdo greve është vetëm dëmtim i procesit të mësimit për fëmijët tanë. Rezultatet në arsim nuk janë ato që i dëshirojmë. Duhet shumë punë e përkushtim nga të gjithë, në mënyrë që të kemi ndryshime pozitive”, shkruan Nagavci.

“Ata që ja duan të mirën vendit, të ardhme më të mirë për fëmijët e suksese të përbashkëta duhet të ftojnë për angazhim dhe jo për greva, bllokada e pengesa. Si Qeveri e në Ministri të Arsimit, po punojmë me intensitet të shtuar në të gjitha drejtimet, në legjislacion, përmirësim të infrastrukturës shkollore, mbështetje për mësimdhënësit e nxënësit dhe nuk e kemi ndërmend të ndalemi.  Edhe legjislacioni që i rregullon pagat dhe të tjera po bëhet dhe do të bëhet si më mirë të jetë e mundshme. Koha është për punë, e mbi të gjitha, askush nuk ka të drejtë t’u mohojë fëmijëve të drejtën për shkollim”, shtoi ajo. /Gazeta Express/

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments