Saturday, November 23, 2024
HomeTop LajmetNagavci flet për përplasjen në Kuvend, thotë se Hajdar Beqa e ka...

Nagavci flet për përplasjen në Kuvend, thotë se Hajdar Beqa e ka shtyrë dhe ajo ia ka kthyer

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Arbërie Nagavci, ka folur për përfshirjen në përplasjen që ka ndodhur këtë të enjte në sallën e Kuvendit të Kosovës, ku ishin përballë deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Lëvizjes Vetëvendosje dhe disa ministra të Qeverisë Kurti.

Ajo ka thënë se qëllimi i saj nuk ishte të ndërhynte në këtë situatë, por të që të uleshin të gjithë ata që ishin të përfshirë.

“Ishte një grumbull i madh i deputetëve, e dijë se në mes ka qenë nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci që i luste deputetët që të dalin ata që duan dhe të qëndrojnë në seancë ata që dëshirojnë. Saranda ndodhej në mes dy deputetëve, atij të PDK-së dhe LVV-së”.

“Ajo çfarë bëra unë, jam parë që jam munduar të ndërhyjë, duke larguar deputeten Bogujevci. Aty patë një reagim nga deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, më shtyn mua dhe pastaj ndodh e njëjta edhe nga ana ime”.

“Nuk ka pasë asnjë tendencë të ndërhyrjes nga ana ime, në momentin kur ishte në mes Bogujevci qëllimi im ishte që deputetja të ulet dhe të tjerët po ashtu”, ka thënë Bogujevci.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments