Drejtori i Rrjetit Sizmologjik të Kosovës në Ministrinë e Ekonomisë, Shemsi Mustafa ka dhënë detaje të tërmetit që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit.
Mustafa në një postim në Facebook shkruan se tërmet ishte në zonën Prizren-Kukës
“Bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Qendrës Sizmike Euro-Mediterane si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, më 12/12/2024 në orën 01:46 sipas kohës lokale, territori i Kosovës është goditur me një tërmet me magnitudë 3.9 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet V ballë të Merkalit. Thellësia hipoqendrore ishte 5 km”, shkruan ai.